image Kandiq për dekorimim e Handkes: Vuçiq fillove luftën ndaj rajonit dhe neve që bartim turpin e krimeve që kreu Serbia

Politikë

Kandiq për dekorimim e Handkes: Vuçiq fillove luftën ndaj rajonit dhe neve që bartim turpin e krimeve që kreu Serbia

news image

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi presidenti Aleksandar Vuçiq ka dekoruar mohuesin e gjenocidit dhe mbështetësin e Millosheviqit, Peter Handke me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”.

Kandiq ka thënë se Vuçiqi me këtë veprim ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.

“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, filloi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë dromcë shprese”, ka shkruar Kandiq.

Predsednik Srbije je dodelom Ordena Karađorđeve zvezde Handkeu započeo rat protiv civilizovanog sveta, suseda i svakog od nas u Srbiji koji nosimo sramotu počinjenog genocida i masovnih zločina srpskih snaga u ratovima 90.tih. Ni tračka nade nema.

— Natasa Kandic (@natasakandic) May 11, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para dy ditësh e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.

Vuçiq e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre.

Në anën tjetër, asnjë zyrtar shtetëror i Kosovës nuk ka reaguar ndaj dekoratës që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i ka bërë mbështetësit të Millosheviqit, shkrimtarit austriak, Peter Handke.

/GazetaSinjali/