image FSK-ja mbanë ligjërata me nxënësit për rrezikun nga mjetet piroteknike 

Siguri

FSK-ja mbanë ligjërata me nxënësit për rrezikun nga mjetet piroteknike 

news image

Në prag të festave të fund vitit Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar ligjëratat me nxënësit lidhur me rrezikun nga fishekzjarrët.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se me moton “Fishekzjarrët argëtojnë por edhe lëndojnë” instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbajnë ligjërata vetëdijësuese për masat e sigurisë gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike, me nxënësit e shkollave fillore të mesme të ultë në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. 

“Duke pas parasysh rreziqet që vinë nga përdorimi i mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit, Forca e Sigurisë së Kosovës për vite me radhë organizon këtë aktivitetet me qëllim që të kontribuoi në  ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

/GazetaSinjali/