image Për një vit të fshehur, zbulohet vendi ku qëndruan vëllezërit e kërkuar për grabitjen në Rinas

Rajon

Shqipëri/ Për një vit të fshehur, zbulohet vendi ku qëndruan vëllezërit e kërkuar për grabitjen në Rinas

news image

Klement dhe Eldi Çala të shpallur në kërkim për grabitjen spektakolare të Rinasit në prill 2019, u arrestuan mëngjesin e sotëm pas një megaoperacioni me 300 efektivë të RENEA-s, FNSH si dhe policive vendore të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Ata ndodheshin në kërkim prej 1 viti pas grabitjes së 10 mln euro në pistën e aeroportit të Rinasit.

Mësohet se dy vëllezërit e shumëkërkuar janë arrestuar në Qerret. Ata fshiheshin në një banesë të marrë me qira pranë fshatit turistik mjaft të njohur.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar shuma monetare, mjete motorike apo armë zjarri, ndërkohë që janë kontrolluar edhe banesa të tjera.