Këngëtarët gjatë paraqitjeve në skenë mundohen të kujdesen për dukjen e tyre.
Disa nga këngëtarët shpenzojnë shumë për veshje, e njëra nga ta është edhe Dhurata Dora.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqip.closet ka analizuar një paraqitje të këngëtares, vlera e së cilës shkon mbi dy mijë euro.
Vetëm xhaketa e saj ka vlerën prej 1.750 funta (1.946 euro), kurse tjetra shumë e madhe shkon për një aksesorë të saj, e që arrin 610 funta (670 euro).
Që të gjitha së bashku bëjnë 2.455 funta (2.725 euro), të cilat ajo i ka shpenzuar në një veshje ditore.
Theksojmë se “Fajet” është hiti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin shqiptar, Azet. /Gazeta Sinjali/