Gazeta Sinjali raportoi se në dy lokale në Prizren, sot janë konfiskuar para të falsifikuara.
Bëhet fjalë për monedha 2 euroshe të cilat kohët e fundit po qarkullojnë shumë në treg.
Për këtë, Policia ka arrestuar dy 21-vjeçarë.
Në Prizren, ka ndaluar dy persona të dyshimtë B.H i lindur në vitin 2000 dhe E.K i lindur në vitin 2000.
Paratë që janë gjetur, në lokacionin e parë 44 monedha të formatit 2 euro, ndërsa në lokacionin e dytë 92 monedha po ashtu të formatit 2 euro, janë sekuestruar./GazetaSinjali/