image Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar mbi 80 mijë qytetarë

Shëndetësi

Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar mbi 80 mijë qytetarë

news image

Numri i qytetarëve që janë vaksinuar që nga dita e martë e deri të premten është 86 mijë e 625, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me koronavirus dhe numrin e të vaksinuarve, përgjatë së premtes janë marrë 22 mijë e 245 doza të vaksinës për imunizimin ndaj Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës”, ka njoftuar dje MSH-ja.

Po ashtu, dita e premte shënon rekord të numrit të të vaksinuarve që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, deri të premten 227 mijë e 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, ka mundësuar vaksinimin edhe përgjatë të shtunave.

/Gazeta Sinjali/