image Për herë të parë pas disa muajsh, Gjilani nuk shënon asnjë rast me COVID-19

Shëndetësi

Për herë të parë pas disa muajsh, Gjilani nuk shënon asnjë rast me COVID-19

news image

Për herë të parë pas disa muaj, në komunën e Gjilanit nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bëri të ditur se në këtë komunë aktualisht janë 40 raste aktive me këtë virus.

Megjithatë, i pari i Gjilanit ka apeluar që të vazhdohet me respektimin e masave antiCOVID.

“Lajm i mirë. Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga të testuarit sot. Por, aktualisht janë 40 raste aktive. COVID19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK. Kujdesu për veten dhe familjen tuaj”, shkroi ai në Facebook.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë kryer 21 mijë e 152 teste PCR, prej të cilave 6 mijë e 410 kanë rezultuar pozitive.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 144 kanë ndërruar jetë, ndërsa 6 mijë e 215 janë shëruar nga ky virus.

Aktualisht, numri i të hospitalizuar është 16, ndërsa 86 mostra janë në pritje për rezultat./Gazeta Sinjali/