image Për herë të parë pas 14 muajsh, Gjilani nuk ka asnjë pacient me COVID-19 në Intensivë

Shëndetësi

Për herë të parë pas 14 muajsh, Gjilani nuk ka asnjë pacient me COVID-19 në Intensivë

news image

Për herë të parë pas 14 muajsh, në Klinikën e Mjekimit Intensiv në Spitalin e Gjilanit nuk është i hospitalizuar asnjë pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se ky është një lajm shumë i mirë.

“Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”./Gazeta Sinjali/