image Për herë të parë në Kosovë, Gjilani instalon platformën free wifi për tërë qytetin dhe fshatrat e thella

Kosovë

Covid-19/ Për herë të parë në Kosovë, Gjilani instalon platformën free wifi për tërë qytetin dhe fshatrat e thella

news image

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismaili ka njoftuar se në këtë komunë është duke u instaluar platforma free wifi (rrjet pa pagesë) nëpër tërë qytetin dhe nëpër fshatra të thella të kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Ismaili, kjo platformë po bëhet për herë të parë në Kosovë.

“Mbështetja më e veçantë që vie përgjatë këtyre ditëve është platforma falas e rrjetit wifi nëpër gjithë qytetin dhe nëpër fshatra të thella. Krejt kjo punë po vie falë kompanisë “Telkos net”, apo siç e kemi njohur deri më tani, “Orange net” e cila po e lanson platformën e quajtur free zone në Komunën e Gjilanit. Kjo nismë e tyre mbështetet në nevojën dhe domosdoshmërinë e fushatës “#rriNshpi”, si nevojë e mbështetjes qytetare në mbulimin me internet falas në zonën urbane dhe rurale të Komunës së Gjilanit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2499491990381667&set=a.1433752763622267&type=3&theater