image Për herë të parë, në Kinë nuk regjistrohet asnjë vdekje nga koronavirusi

Botë

Botë/ Për herë të parë, në Kinë nuk regjistrohet asnjë vdekje nga koronavirusi

news image

Sot është hera e parë që Kina nuk raportoi asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi që kur ky virus shpërtheu në këtë vend. Në të dhënat e fundit ditore të publikuara, nuk figuronte asnjë viktimë.

Kurse, sa u përket rasteve të reja të infektimit, Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se janë shënuar 32 raste, nga 39 sa ishin të hënën.

Qeveria kineze po monitorohet nga komuniteti ndërkombëtarë nëse ajo po raporton shifrat e sakta.

Qeveria thotë, se që nga shpërthimi i pandemisë, 81 mijë e 740 persona janë infektuar, prej të cilëve 3 mijë e 331 kanë vdekur.

Të gjitha rastet që u konfirmuar martën ishin raste të ardhur nga jashtë shtetit.

Kina është e shqetësuar se një valë e dytë e të infektuarve mund të ndodhë nga personat që shkojnë prej vendeve tjera, ani pse ka mbyllur kufijtë për të huajt, përfshirë edhe ata me viza ose leje qëndrimi.

Fluturimet ndërkombëtare janë reduktuar me dy linja ajrore kineze.

Por, zyrtarët e Vuhanit, vendi ku u paraqit për herë të parë virusi në dhjetor të vitit të kaluar, revokuan statusin “pa epidemi” në 45 vendbanime për shkak të shfaqjes së rasteve pa simptoma dhe për arsye të tjera të paspecifikuara.

Rastet pa simptoma i referohen dikujt që e bart virusin, por nuk ka simptoma.

Kina filloi të raportojë për këto raste në fillim të prillit.

Më shumë se 1 mijë e 33 pacientë janë nën kujdesin mjekësor./Gazeta Sinjali/