image Për herë të parë në 10 vite Putin thyen traditën, nuk do të mbajë konferencë vjetore për shtyp

Botë

Për herë të parë në 10 vite Putin thyen traditën, nuk do të mbajë konferencë vjetore për shtyp

news image

Vladimir Putin nuk do të mbajë konferencën e tij për shtyp këtë vit, pjesa më e madhe e së cilës u dominua nga ofensiva e Rusisë në Ukrainë, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini.

“Nuk do të ketë konferencë për shtyp para Vitit të Ri,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pa përmendur një arsye specifike për anulimin e këtij viti.

Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2000 në Rusi, ka mbajtur një konferencë vjetore për shtyp çdo dhjetor për pjesën më të madhe të qeverisjes së tij. Vitin e kaluar, në fakt, presidenti rus foli për më shumë se katër orë dhe këtë vit do të jetë hera e parë në dhjetë vite që Putin nuk do të mbajë një konferencë për shtyp.

Mediat britanike thonë se masa e presidentit rus do të nxisë spekulime të reja për shëndetin e tij dhe duket se synon që Putini të shmangë pyetjet e pakëndshme në lidhje me dështimet e forcave të tij në frontin ukrainas.

/GazetaSinjali/