Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ka rezultuar negativ për herë të dytë në testin për koronavirus.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka bërë të ditur se tashmë kanë kaluar shtatë ditë që nga kontakti i tij i fundit me një person të infektuar me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kam rezultuar negativ për herë të dytë në testin për koronavirus dhe kanë kaluar 7 ditë që kur kisha kontaktin e fundit me personin që doli pozitiv. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja mbështetëse. Qëndroni të sigurt!”, ka njoftuar Borrell. /Gazeta Sinjali/