image Pamje nga brenda takimit të Vuçiqit me Borrellin dhe Lajçakun - VIDEO

Politikë

Pamje nga brenda takimit të Vuçiqit me Borrellin dhe Lajçakun – VIDEO

news image

Sot, po shënohet takimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili ka filluar në orën 09:00 të mëngjesit me takime të ndara midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrellit, dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçakut, së pari me delegacionin e Beogradit të kryesuar nga Aleksandar Vuçiq.

Brenda takimit të Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun janë publikuar edhe pamje, ku treshja shihet në disponim të mirë.

Borrelli dhe Lajçaku, me fillim nga ora 10:00, pritet të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

/GazetaSinjali/