image Për dhjetë ditë, policia ka shqiptuar 146 tiketa

Siguri

Për dhjetë ditë, policia ka shqiptuar 146 tiketa

news image

Në periudhën kohore nga data 05.8.2021 deri me datë 15.8.2021, Policia e Kosovës ka shqiptuar 146 fletëparaqitje për kundërvajtje, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se nga data 5 gusht kanë filluar me kontrollim të shtuar të transportit publik të udhëtarëve.

Përgjatë pikave të kontrollit janë ndalur mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, në veçanti mjetet e transportit me autobusë./GazetaSinjali/