Florim N. Imeri është i riu nga Vushtrria i cili u gjetë mbrëmë pa shenja jete në një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ka marr vesh Sinjali nga burimet për identitetin e plotë të tij.
I ndjeri ishte i dënuar dy vjet heqje lirie për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, raporton gazeta Sinjali.
23 vjeçari ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës prej 9 janarit të vitit 2019.
Shërbimi Korrektues i Kosovës i burgosuri ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë mbrëmë rreth orës 20:15, në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Ndërkohë, KMDLNJ ka bërë të ditur më herët se më herët, Imeri gjatë bisedave me psikologun e psikiatrin kishte përmendur mundësinë e vetëvarjes prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës.
“KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vujatjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria”, thuhet në reagimin e tyre.
KMDLNj kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I.
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtë kur persona që janë në vuajtje të dënimit kanë humbur jetën në burgje. /Sinjali/