image Për çdo orë, mbi një aksident trafiku në Kosovë

Kosovë

Siguri/ Për çdo orë, mbi një aksident trafiku në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, 18 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me të lënduar ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me të vdekur.

Njësitet patrulluese të trafikut, në tërë territorin e vendit, kanë shqiptuar 1.152 gjoba ndaj ngasësve të pakujdesshëm të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit dhe kanë bërë kundërvajtje. /Gazeta Sinjali/