Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, 18 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me të lënduar ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me të vdekur.
Njësitet patrulluese të trafikut, në tërë territorin e vendit, kanë shqiptuar 1.152 gjoba ndaj ngasësve të pakujdesshëm të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit dhe kanë bërë kundërvajtje. /Gazeta Sinjali/