image Për 4 muaj në karantinë, artisti krijon pikturën më të madhe në botë, sa 4 fusha basketbolli - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

72500

Të shëruar

61685

Të vdekur

1.640

Për 4 muaj në karantinë, artisti krijon pikturën më të madhe në botë, sa 4 fusha basketbolli

news image

Artisti britanik Sacha Jafri vendosi që në bashkëpunim me autoritetet e Dubait të merrte ‘peng’ sallën e ballos të hotelit ku po qëndronte i karantinuar për 4 muaj, Atlantis The Palm, duke e krijuar një vepër komplekse që në përfundim do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2 mijë metrash katrorë, sa 4 fusha basketbolli.

I njohur për stilin e realizmit magjik të veprave, 43-vjeçari që ka studiuar në disa prej shkollave më prestigjioze britanike, si ajo e Eton Jafri, e ka quajtur veprën “Rrugëtimi i Njerëzimit” dhe është e kompozuar pjesërisht me qindra vepra që fëmijë nga e gjithë bota ia kanë dërguar online.

“I kërkova fëmijëve të dërgonin vepra që tregonin sesi ndiheshin në këto momente karantine dhe pandemie. Për të rriturit është mjaftueshëm e vështirë, mendoni për një fëmijë 4-vjeçar”, thotë Jafri, i cili mendon ta përfundojë veprën në rreth 6 muaj, ku 4 kanë kaluar tashmë.

Në përfundim, vepra do të ngrihet vertikalisht dhe do të projektohet në qiellgërvishtësin më të lartë në botë, Burj Khalifa dhe më pas do të ndahet në 60 panele më të vogla për t’u shitur në ankand.

“Mendoj se do të ketë koleksionistë të mëdhenj që mund të paguajnë edhe 4 milionë dollarë për çdo panel”, thotë artisti, që mendon të mbledhë rreth 30 milionë dollarë nga e gjithë vepra.

Të gjithë paratë do të shkojnë në bamirësi, pikërisht për fëmijët në nevojë, një projekt ky i mbështetur nga UNESCO dhe yje të showbizit si Rita Ora dhe Eva Longoria. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin