Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Britania e Madhe ka regjistruar 980 vdekje nga koronavirusi, një rekord tjetër i ri në vend.
“Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin në 8 mijë e 958”, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Ministri u kërkoi edhe një herë britanikëve që të respektojnë izolimin dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të mirë gjatë fundjavës së Pashkëve, në mënyrë që të ndalojë përhapjen e virusit në vendin nga më të goditurit më rëndë në Evropë./Gazeta Sinjali/