Mbi 5 mijë analiza janë kryer gjatë ditës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Sipas një njoftimi të spitalit thuhet se “327 pacientë kanë kryer analiza dje më 9 dhjetor 2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacientë kanë kryer 5,047 analiza”.
Ndërsa sipas këtij njoftimi 256 pacientë kanë marr trajtim emergjent shëndetësor.
“256 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 13 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit”, ka bërë të ditur Spitali i Pejës.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka qenë 1 lindje me prerje cezariane dhe ka lindur një vajzë./Gazeta Sinjali/