image Për 1 javë u trajtuan mbi 1 mijë fëmijë në Klinikën e Pediatrisë

Shëndetësi

Për 1 javë u trajtuan mbi 1 mijë fëmijë në Klinikën e Pediatrisë

news image

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulator dhe spitalor, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit javor të kësaj klinike, për 1 javë janë trajtuar 1163 fëmijë.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Ambulancat Specialistike. Brenda javës për trajtim spitalor janë pranuar 206 fëmijë.

Gjatë muajit korrik, klinika ka trajtuar 3712 raste, përfshirë 2409 vizita në Emergjencën Pediatrike, 1303 vizita në Ambulancat Specialistike”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të SHSKUK-së.

/GazetaSinjali/