image 61 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Kosovë - Sinjali

61 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Kosovë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur që trajtim kundër COVID-19 aktualisht janë duke marrë 61 pacientë.

18 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 5 të tjerë në mjekim intensiv, të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kurse sipas ShSKUK-së, në klinikat e tjera janë duke u trajtuar rreth 25 pacientë të tjerë, ku 12 prej tyre janë në Klinikën Infektive, 22 pacientë të tjerë post-COVID në Klinikën e Pulmologjisë dhe në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive janë 2 pacientë.

Ndërkaq në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 2 pacientë, në atë të Gjakovës 11 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 2 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 6 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt 4 pacientë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin