Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është deklaruar për ndërhyrjen e bërë në Raheem Sterling nga Kurt Zouma, transmeton Sinjali Sport.
Sterling pati një rast të mirë në një kundërsulm ku pas një depërtimi nga ana e djathtë, aty afër erdhi Kurt Zouma i cili me një ndërhyrje dërgoi topin jashtë.
Pas ndeshjes, Pep Guardiola u pyet për rastin e dyshimtë, por spanjolli ishte kategorik në përgjigjen e tij.
“Është penalti…”, tha ai.
“Është penalti, kaq! Është penalti kaq, ka ndodhur, këto gjëra ndodhin në futboll”, tha Guardiola.
“Herën tjetër duhet të shënojmë penaltitë, mendimet e mia janë këto, këtë e dinë edhe zyrtarët, nganjëherë në bëjmë gabime ndoshta ata mendojnë se nuk bëjnë gabime, por unë e pashë në televizion dhe ishte penalti”, përfundoi spanjolli.
Deklarat e trajneri të “Citizens” pas hubmjes 1-2 nga Chelsea:
????"It's a penalty, that is all."
— Football Daily (@footballdaily) May 8, 2021
Pep Guardiola was not happy with Manchester City not getting a penalty for a foul on Raheem Sterling pic.twitter.com/ZYNPnEZt8X