image Pentagoni njofton nëse ka pasur rrjedhje radioaktive nga sulmi rus i termocentralit bërthamor

Botë

Pentagoni njofton nëse ka pasur rrjedhje radioaktive nga sulmi rus i termocentralit bërthamor

news image

Nuk ka pasur “asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv” nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias që u sulmua nga forcat ruse, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference në Pentagon të premten.

“Pentagoni nuk mund të flasë se në çfarë statusi funksional është termocentrali tani ose nëse rusët kanë kontrollin e termocentralit”, tha Kirby, shkruan CNN, raporton Gazeta Sinjali.

Departamenti i Mbrojtjes po ndihmon Departamentin e Energjisë në reagimin e SHBA ndaj incidentit, tregoi Kirby.

“Për shkak se ne kemi përvojë në drejtimin e centraleve bërthamore në Departamentin e Mbrojtjes, ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje duke ofruar disa këshilla për Departamentin e Energjisë,” tha Kirby.

Kirby e quajti sulmin “tepër të rrezikshëm”.

“Sulmimi i një centrali bërthamor është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të kishte shkaktuar shumë më tepër dëme dhe shkatërrim për popullin e Ukrainës dhe ndoshta edhe për vendet fqinje, nëse kjo do të kishte shkuar në një mënyrë tjetër,” tha ai.

/GazetaSinjali/