image Pence e telefonoi Harrisin, ia uron fitoren në zgjedhjet e SHBA-së

Botë

Pence e telefonoi Harrisin, ia uron fitoren në zgjedhjet e SHBA-së

news image

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, e ka telefonuar Kamala Harris për ta uruar për fitoren e saj si zëvendëspresidentja e ardhshme në këtë vend, deklaruan dy persona që e dinin se u zhvillua kjo bisedë telefonike, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky është kontakti i parë që kanë pasur Pence dhe Harris që pas përfundimit të zgjedhjeve.

Associated Press po ashtu shkruan se personat që ishin në dijeni për bisedën e cilësuan atë si komunikim të mirë në mes Pence dhe Harris, duke shtuar se ajo u realizua të enjten.

Presidenti në largim, Donald Trump, deri tani akoma nuk e ka uruar Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020.

/Gazeta Sinjali/