Mesdita e djeshme ka qenë e rëndë për një familja nga Peja, anëtari i së cilës ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, dje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se ai ka tentuar ta vrasë veten, duke i prerë venat.
Këto burime kanë bërë të ditur se personi, i cili i takon komunitetit rom, është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës./Gazeta Sinjali/