image Pejë: Shoferi i veturës shkel këmbësoren, viktima dërgohet në spital

Siguri

Pejë: Shoferi i veturës shkel këmbësoren, viktima dërgohet në spital

news image

Në orën 17:00 të ditës së djeshme në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, një person përderisa kishte qenë duke lëvizur me automjetin e tij, e ka goditur një këmbësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se:

“Sipas konstatimit të ekipit mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë, por e njëjta ka pësuar fraktura si pasojë e aksidentit dhe për këtë arsye është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës.”

Ai më tutje tha për Gazetën Sinjali se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

/Gazeta Sinjali/