Në rrugën “Mustafë Kelmendi” në Pejë, dje rreth orës 12:40, një person ka raportuar se në një kanal të ujit kishte hasur në një sasi të municionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se pasi që kishin dalë në vendin e ngjarjes, nga aty kishin tërhequr 307 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Këto burime njoftojnë se rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk kanë detaje të tjera.