Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur kishte kanosur me armë familjen e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur me armë familjarët. Njësia policore me të arrit në vendin e ngjarjes, kishte hasur dhe konfiskuar një armë automatikë, me dy karikator, një armë artizanale dy tytëshe, një Pistoletë Bereta 7.65 mm me një karikator, një Pistoletë Colt 9 mm me një karikator, dhe dy karikator të AK-47 si dhe një sasi e municionit të armëve përkatëse. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Sinjali/