image Pejë/ Këta janë 7 të dyshuarit ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për falsifikim të parasë dhe armëmbajtje pa leje - Sinjali

Pejë/ Këta janë 7 të dyshuarit ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për falsifikim të parasë dhe armëmbajtje pa leje

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë që Prokuroria Speciale sot ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave në Pejë. Gjashtë prej të akuzuarve dyshohen për “Falsifikim të parasë”, ndërsa i shtati dyshohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sinjali mëson se të dyshuarit ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për “Falsifikim të parasë” janë:

  1. Ermin Kodra,
  2. Nistret Gashi,
  3. Hamdi Krasniqi,
  4. Zekë Krasniqi,
  5. Valdrin Krasniqi,
  6. Valjant Krasniqi.

Ndërkaq, i akuzuari për ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ është Sylë Krasniqi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin