image Pejë/ Dy të dyshuar kapen duke kontrabanduar kafshë

Siguri

Pejë/ Dy të dyshuar kapen duke kontrabanduar kafshë

news image

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “kontrabandë me mallra”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në kamionin në të cilin gjendeshin dy të dyshuarit, janë hasur 11 krerë lopë, të cilat janë sekuestruar.

Të dyshuarit u kapen në fshatin Jabllanicë e Leshanit, dje rreth orës 08:30 të mëngjesit.

Ndërkohë, automjeti me të cilin po barteshin këto kafshë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, është dërguar në doganë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/