Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “kontrabandë me mallra”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në kamionin në të cilin gjendeshin dy të dyshuarit, janë hasur 11 krerë lopë, të cilat janë sekuestruar.
Të dyshuarit u kapen në fshatin Jabllanicë e Leshanit, dje rreth orës 08:30 të mëngjesit.
Ndërkohë, automjeti me të cilin po barteshin këto kafshë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, është dërguar në doganë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/