image Pejë: Arrestohet 28 vjeçari për mashtrim me identitet të rrejshëm

Pejë: Arrestohet 28 vjeçari për mashtrim me identitet të rrejshëm

news image

B.B., i lindur më 1991, është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’.

“I dyshuari  B.B.  i lindur me 1991 m/k/sh, dyshohet se kishte arritur të kryej veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm. I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër (4) vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh. /Gazeta Sinjali/