K.G 54 vjeçar, dyshohet se ka falsifikuar një patentë shofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për paisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës.
“Nga i lartëcekuri është konfiskuar një patentë shofer i Republikës së Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha policia, transmeton Sinjali.