image Pejë: 17-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën dhe e sulmon fizikisht, përfundon në ndalim policor

Siguri

Pejë: 17-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën dhe e sulmon fizikisht, përfundon në ndalim policor

news image

Një 17-vjeçar nga fshati Baran i Epërm i Pejës, ka rënë në prangat e Policisë, nën dyshimet për ngacmim seksual, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të një 17-vjeçareje, e cila njoftoi Policinë se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht dhe sulmuar fizikisht.

Rasti dyshohet se ka ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes, derisa viktima ishte bashkë me motrën e saj, kur u ballafaqua me të dyshuarin.

I mituri ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë për motivet e rastit, teksa Prokurori ka marrë vendim që ta ndalojë për 24 orë.

/GazetaSinjali/