Një person ka raportuar në polici se që nga viti 2015 paguan fajde. Për këtë rast policia ka arrestuar tre persona, rasti ka ndodhur në Pejë, raporton Sinjali.
“Janë arrestuar tre meshkuj pasi të njëjtit sipas viktimës mashkull e kishin detyruar atë ti paguaj fajde nga viti 2015 deri me tani. Është bërë bastisje në dy lokacione ku janë sekuestruar disa gjera si dëshmi materiale po ashtu tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 84 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, tha policia.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Sinjali/