image Pejanët bëhen ‘llom’ mes vete, arrestohen tre të dyshuar

Kosovë

Pejanët bëhen ‘llom’ mes vete, arrestohen tre të dyshuar

news image

Tre persona janë arrestuar dje në Pejë për shkak të një rrahje që ka ndodhur në një restorant atje.

Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

‘Pejë 26.11.2019 – 13:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj të cilët në një restorant ishin rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarave kishin pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku si dëshmi kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/