image Pejanit ia vodhën çantën me të holla nën kërcënimin e armës

Kosovë

Pejanit ia vodhën çantën me të holla nën kërcënimin e armës

news image

Policia Rajonale e Pejës ka arrestuar tre persona (dy nga ta të mitur), për një rast të grabitjes që ka ndodhur në Raushiq të Pejës.

Sipas deklaratës së viktimës, bëhet e ditur se përderisa ai ishte duke udhëtuar me veturë ka vërejtur një pengesë në rrugë. Aty ndalet një person për ta larguar pengesën, më pas shfaqen edhe të dyshuarit e tjerë.

“Njëri nga ta kishte një armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 226 euro dhe 100 franga, duke u larguar në drejtim të panjohur”, tha policia, transmeton Sinjali.

Viktima e rastit është goditur disa herë nga të dyshuarit. Më pas ai ka marrë trejtim mjekësor dhe sipas mjekut lëndimet kanë qenë të lehta, tha policia.

“Policia e Kosovës, njësiti rajonal i grabitjeve, pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 8 gusht 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë tre persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’. Nga këta, dy persona janë ta mitur. Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe për personin e mitur 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./Sinjali/