image Peja triumfon ndaj Prizrenit në ndeshjen hapëse të xhiros së pestë

Futboll

Peja triumfon ndaj Prizrenit në ndeshjen hapëse të xhiros së pestë

news image

Ka filluar java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.

Peja e mposhti Prizrenin në ndeshjen hapëse të kësaj xhiroje me rezultat 89:82.

Skuadra verdhezi ishte më e mirë në tre nga katër çereket e përballjes, ku në të fundit e vulosi fitoren.

Kapiteni i vendasve, Dardan Berisha, ishte në ditën e tij duke i realizuar 29 pikë, të ndihmuara edhe nga 14 pikët e Maxwellit.

Në anën tjetër, te mysafirët, po ashtu natë të mirë pati, Ty Nicholas, duke shënuar 32 pikë.

Me këtë fitore pejanët, ngritën në pozitën e dytë me katër fitore e një humbje, kurse prizrenasit me tre fitore e dy humbje gjenden në pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/