Ka filluar java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.
Peja e mposhti Prizrenin në ndeshjen hapëse të kësaj xhiroje me rezultat 89:82.
Skuadra verdhezi ishte më e mirë në tre nga katër çereket e përballjes, ku në të fundit e vulosi fitoren.
Kapiteni i vendasve, Dardan Berisha, ishte në ditën e tij duke i realizuar 29 pikë, të ndihmuara edhe nga 14 pikët e Maxwellit.
Në anën tjetër, te mysafirët, po ashtu natë të mirë pati, Ty Nicholas, duke shënuar 32 pikë.
Me këtë fitore pejanët, ngritën në pozitën e dytë me katër fitore e një humbje, kurse prizrenasit me tre fitore e dy humbje gjenden në pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/