Peja ka mposhtur Rahovecin në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.
Shqiponjat mposhtën me lehtësi vreshtarët me rezultatet
Vendasit e dominuan çdo çerek për të vazhduar ecurinë e fitoreve.
Dyshja, Dardan Berisha dhe Henrik Sirko shkëlqyen, ku Sirko me 20 pikë dhe 11 kërcime ishte më i miri, derisa kapiteni Berisha me 16 pikë e 7 asistime po ashtu ishte fantastik.
Në anën tjetër Milik Yarbough me 23 pikë e 10 kërcime ishte më efikasi.
Me këtë fitore Peja i bashkohet Trepçës në krye, si të vetmet me nga tri fitore e pa asnjë humbje, kurse Rahoveci ka një fitore dhe dy humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/