image Peja fiton ndaj rivalit të përbetuar Prishtinës, në kryeqytet - Sinjali

Peja fiton ndaj rivalit të përbetuar Prishtinës, në kryeqytet

news image

Sigal Prishtina është përballur me Pejën në kuadër të kryendeshjes së xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbi i vjetër kosovar përfundoi me fitoren e Pejës me rezultat 98:101, shkruan Sinjali Sport.

Rivalët e përbetuar të basketbollit vendor treguan edhe një herë pse janë kaq kompetitiv kur përballen ndaj njëra tjetrës, pasi ky takim u mbyll me dramë nga fillimi e deri në fund.

Mysafirët e nisën për mrekulli ndeshjen duke i fituar dy çerekët e parë dhe duke shkuar në pushim me epërsi prej 16 pikëve.

Avantazhin e lartë të shqiponjave, vendasit filluan të shkrijnë në pjesën e dytë, pasi e fituan periudhën e tretë me dhjetë pikë më shumë, kurse çerekun e fundit e fituan me tetë pikë , por pa arritur përmbysjen e madhe.

Basketbollistët më të dalluar te Peja sonte ishin, Tyrone White me 32 pikë dhe 10 asistime, Stephen Maxwell me 34 pikë dhe 10 kërcime, si dhe Dardan Berisha me lojë të mirë prej 25 pikëve.

Te Prishtina lojtarët më efektiv ishin, Kenny Brown me 25 pikë dhe Wendell Mitchell me 23 pikë e 13 kërcime.

Me këtë fitore Peja arrin në kuotën e 11-të fitoreve, gjersa ka edhe pesë humbje, kurse bardhekaltërit me këtë humbje barazohet me bilanc prej 8 fitoreve dhe 8 disfatave. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin