image Peja fiton derbin kosovar të Ligës Ballkanike

Basketboll

Sport/ Peja fiton derbin kosovar të Ligës Ballkanike

news image

KB Peja ka fituar ndaj Rahovecit në kuadër të Ligës Ballkanike me rezultat 77-54.

Pjesa e parë ishte e barabartë me Pejën që ishte në avantazh, duke e mbyllur me rezultat 40:38.

Peja filloi të luante shumë mirë në mbrojtje në pjesën e dytë, duke marrë një avantazh prej 10-1. Në këtë pjesë Rahoveci bënte shumë gabime të njëpasnjëshme, duke mos arritur të shënonte pikë që të ishte në hap me Pejën.

Henrik Sirko ishte golashënuesi më i mirë për fituesit me 18 pikë, ndërsa shtoi edhe 10 kërcime. Malcolm Armstead bëri gjithashtu një ndeshje të shkëlqyeshme me 13 pikë, 10 asistime dhe 8 kërcime.

Te klubi i Rahovecit luajti mirë Arian Çallaku, i cili kishte 21 pikë.

https://www.facebook.com/kb.peja.official/videos/2429817047240178/