Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se Lista “Guxo” nuk ka qenë as kundër e as pro shtyrjes së zgjedhjeve.
Sipas tij, ata janë më shumë idhtarë që të ketë konsensus politik për këtë temë.
“Në parim në nuk kemi qenë as pro as kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Ne më shumë kemi qenë ithtarë të asaj që të kemi një konsensus të subjekteve politike”, ka deklaruar Peci në TV Dukagjini.
Zyrtari i Listës “Guxo” thotë se asgjë të keqe nuk ka që presidentja, Vjosa Osmani, dha një mendim të bazuar në rekomandimin e IKShPK-së./Gazeta Sinjali/