image Peci: Jam thellësisht i prekur dhe pikëlluar nga lajmi i trishtë për vdekjen e Erion Kajtazit

Futboll

Peci: Jam thellësisht i prekur dhe pikëlluar nga lajmi i trishtë për vdekjen e Erion Kajtazit

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka reaguar pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar, Erion Kajtazi, shkruan Gazeta Sinjali.

Peci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është thellësisht i prekur nga ky lajm i trishtë.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes Kajtazi.

“Jam thellësisht i prekur dhe pikëlluar nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të talentit mitrovicas të futbollit Erion Kajtazi. Ngushëllime të sinqerta familjes Kajtazi, klubit, komunitetit sportiv dhe gjithë sportdashësve. U prehsh në paqe Erion”, ka shkruar Peci

/GazetaSinjali/