Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani sot gjatë ditës kanë shkuar për vizitë në zyrë te kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemit.
Peci tha se në këtë takim i është uruar detyra e re Hetemit dhe gjithashtu i janë treguar planet shumëmilionëshe për bujqësinë për qytetarët e komunës.
“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”.
“There’s is a new sherif in town” apo “Është një sherif i ri në qytet”, ka përfunduar Peci.