I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:00 në ndërtesën e qeverisë.
Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022. Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.
Ndër tjera, ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.