image PE kërkon nga Serbia që të ketë qëndrim të qartë ndaj luftës në Ukrainë
[wp-story id="814678"]

Botë

PE kërkon nga Serbia që të ketë qëndrim të qartë ndaj luftës në Ukrainë

news image

Grupimi socialistëve dhe demokratëve të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të ketë një qëndrim të qartë sa i përket luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ata kanë kërkuar nga Vuçiq që të rivendosë demokracinë, sundimin e ligjit dhe ta marrë seriozisht reformën e procesit të zgjerimit.

“Serbia gjithashtu duhet të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas luftës së Putinit kundër Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe, kjo do të ketë pasoja për perspektivën e saj në BE”, thuhet në reagimin e këtij grupi.

/GazetaSinjali/