image PDK: Vaksinat janë donacion, Hoti e Kurti po fyejnë qytetarët duke bërë gara për merita

Shëndetësi

PDK: Vaksinat janë donacion, Hoti e Kurti po fyejnë qytetarët duke bërë gara për merita

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi e ka quajtur garë mes ish-Qeverisë Hoti dhe Qeverisë Kurti, ardhjen e vaksinave antiCOVID në Kosovë, shkruan Gazeta SInjali.

Bytyçi u shpreh se Kosova ka mbetur vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër COVID-19 si sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër pandemisë.

Tutje, ai thekson se këto vaksina janë donacion (lëmoshë), për vendet që nuk i kanë siguruar vaksinat me kohë.

 “Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak. 26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet”, shkroi ndër të tjera Bytyçi në Facebook./Gazeta Sinjali/