image PDK: Qeveria Kurti e ktheu Qendrën e Studentëve në "geto"

Kosovë

Reagim/ PDK: Qeveria Kurti e ktheu Qendrën e Studentëve në “geto”

news image

Në 100 ditëshin e parë të Qeverisë Kurti, tani në detyrë, Partia Demokratike e Kosovës ka dalur me një aksion në shesh ku ka vendosur një pankartë gjigante me 100 dështimet që sipas kësaj partie, pati qeveria në detyrë.

Në mesin e “dështimeve” të Qeverisë Kurti, PDK ka vendosur edhe vdekjen e Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Gjilani i cili vdiq pasi ra nga kati i 5-të i një konvikti në Qendrën e Studentëve, ku po mbahej në karantinë pas kthimit nga Gjermania.

Sipas kësaj partie, neglizhenca e institucioneve shtetërore e ka kthyer në “geto” këtë qendër.

“Tragjedia e Agon  Musliut që erdhi si pasojë e neglizhencës së institucioneve shtetërore duke kthyer qendrën e studentëve në ‘geto'”, thuhet në pikën 8 të listës së “dështimeve”./Gazeta Sinjali/